Reuters: BE do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule12:47 - 23 Mars, 2020

schedule 12:47 - 23 Mars, 2020

“Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut”, kështu ka raportuar ditën e sotme Reuters.

Projektvendimi, sipas Reuters pritet të marrë versionin e tij final deri në fund të javës.

Sipas Reuters dy vendet kishin shpresa për hapjen e negociatave me BE, për të cilat herën e fundit kishte vënë veton kundër Franca dhe Holanda.

Por Parisi dhe Haga kanë lehtësuar kundërshtimet e tyre javët e fundit. Greqia nuk është shprehur ende, pasi vendimi kërkon unanimitet, por burime diplomatike thanë se Athina ka dhënë miratimin e saj pasi drafti i fundit përfshinte një gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës, shtuan burimet./abcnews.al