“Retinence”, ekspozitë vetjake e piktores Greta Tahiraga në galerinë e arteve

schedule17:56 - 15 Gusht, 2021

schedule 17:56 - 15 Gusht, 2021

Nga Simon Shkreli

“Retinence” është ekspozita personale që vjen nga Greta Tahiraga. E angazhuar kryesisht tre vitet e fundit për pikturën por një dëshirë e kahershme e saj Greta Tahiraga ka surprizuar të gjithë me ekspozitën e saj me 33 punime kushtuar natyrës.

“Natyra e qetë përfaqëson objekte të zbrazëta nga shpirti, për hir të vlerës estetike, më kanë ngacmuar gjithmonë dhe më ka mundësuar mua ky lloj zhanri me paraqitë aftësitë e mia krijuese,” thotë ajo.

Ekspozita është hapur në galerinë e arteve në Shkodër dhe do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!