Reshjet e shumta në Librazhd, rrëshqitje dherash dhe përmbytje të banesave

schedule12:25 - 4 Shkurt, 2018

schedule 12:25 - 4 Shkurt, 2018

Reshje të shumta shiu kanë bërë që në zonën e Librazhdit të ketë dëmtime të mëdha.
Ka patur rreshqitje të tokës dhe bllokim të rrugëve. Por siç raportohet nga Shtabi i Emergjencave ka patur edhe bllokim të fshatrave në Orenjë, Zdrajsh dhe Verri. Disa shtëpi e lokale janë rrethuar nga uji në lagjen e “Unazës” në Librazhd.
Në të njëjtën kohë, uji ka hyrë dhe në katet e para të shtëpive në qytet./abcnews.al