Reshjet e shiut rikthejnë shkarkimet në Koman/Rritet niveli i Bunës

schedule10:18 - 13 Mars, 2018

schedule 10:18 - 13 Mars, 2018

Vetëm një ditë u ndërprenë shkarkimet në Hidrocentrale, por reshjet kanë bërë që niveli i ujit në Hidrocentrale të rritet. Për pasojë kanë rinisur shkarkimet me 400 metra kub në sekondë në Koman, kurse në Vaun e Dejës nga 200 metra kub në sekondë që ishin shkarkimet të hënën, sot kanë shkuar 800 metra në sekondë.

Në lumin Buna, sipas Ministrise së Mbrojtjes niveli i ujit është rritur me 20 cm dhe fshati Obot vazhdon të jetë me i dëmtuar nga përmbytjet. Ndërkohë FA ka vazhduar shpërndarjen e ushqimit për bagëtitë si në Anën e Malit ashtu edhe në Dajç e Bregu i Bunës.  Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji, ndërkohë që FA vazhdon të jetë në terren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!