Reshjet e shiut, Fierza afër nivelit maksimal

schedule16:23 - 15 Maj, 2019

schedule 16:23 - 15 Maj, 2019

Reshjet e shiut kanë larguar përfundimisht thatësirën nga zona e Kukësit e për rrjedhoje përrenj e lumenjtë janë mbushur me ujë. Në këto kushte është rritur ndjeshëm dhe niveli i liqenit të Fierzës. 

Reshjet e shiut vathojnë në Kukës. Thatësira që përfshiu rajonin në fillim pranvere gati dëmtoi jo vetëm bujqit dhe fermerët. Por prej më shumë se një jave, ajo u zëvendësua me përrenj e lumenj te tejmbushur me prurje që shtohen.

Më shumë se 700 metër kub ujë në sekondë ka në lumenjtë që furnizojnë liqenin e Fierzës. Kurse niveli i tij po rritet me shpejtësi nga ora në orë. Këtë të mërkurë është regjistruar 282 metra mbi nivelin e detit dhe ka rinisur prodhimi.

Në vartësi te situatës do të monitorohet edhe procedura e punës në Fierzë e me kapacitet të plotë të agregateve ndërsa ritmi i prurjeve me këto parametra, shumë shpejt do të e çojë liqenin drejt kuotës maksimale.

Bujar Muçmata, gazetar i ABC News, Kukës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!