VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, probleme në aksin Fier-Ballsh

schedule10:49 - 25 Janar, 2021

schedule 10:49 - 25 Janar, 2021

Reshjet e dendura kanë rikthyer përmbytje dhe rrëshqitje dherash në akset nacionale në vend.

Rrëshqitje dherash janë raportuar në vendin e njohur si “Visokë”, në aksin Fier-Ballsh. Shërbimet e emergjencës po punojnë për të pastruar rrugën.

Lexo edhe: Lumi Erzen del nga shtrati, izolohen mbi 12 familje në Shijak

 

Për pasojë janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia ndodhet në zonë për të bërë të mundur lëvizjen e makinave si edhe për të shmangur aksidentet.

Ky aks ka qenë problematik nga rrëshqitjet e dherave për shkak se ndodhet edhe farë pranë kodrës.

/abcnews.al/