Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim

schedule20:08 - 22 Qershor, 2026

schedule 20:08 - 22 Qershor, 2026

Reshjet e dendura të shiut në formë rrebeshi që kanë përfshirë zonën juglindore të vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Si pasojë e motit të keq, është regjistruar një rrëshqitje dherash në aksin rrugor Moglicë–Gramsh, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve në këtë segment.

Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitja ka ndodhur në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dobërçanit”.



Në terren ndodhen mjetet e Bashkisë Maliq dhe firma nënkontraktore, të cilat po punojnë për pastrimin e materialeve të rëna dhe hapjen sa më të shpejtë të aksit rrugor.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga reshjet intensive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!