Reshjet e denduara të shiut nxjerrin jashtë funksionit spitalin e Pukës, pacientët për ndërhyrje do të dërgohen në Shkodër

schedule15:38 - 22 Nëntor, 2024

schedule 15:38 - 22 Nëntor, 2024

Rreshjet e shiut dhe era kanë bërë që spitali i Pukës të jetë jashtë funksionit. Si shkak i erërave të forta dy ditë më parë, mbulesa e këtij spitali u dëmtua e për pasojë dolën jashtë funksionit dy reparte, ai i Patologjisë dhe i Pediatrisë. Ndërsa, këtë të premte reparti i Kirurgjisë doli jashtë shërbimit.

Nga sa mësohet nuk ka pasur pacient të shtruar. Ndërsa, aktualisht në këtë spital në funksion është urgjenca, si dhe shërbimi ambulator.

Erërat e forta dhe shiu kanë krijuar probleme në riparimin e çatisë së spitalit të Pukës e për pasojë ka dal jashtë funksionit edhe reparti i Kirurgjisë. Tashmë, gjithë pacientët e këtij spitali që shfaqin nevoja për ndërhyrje kirurgjikale do sillen në Shkodër. Nga burime pranë spitalit të Pukës gjatë 48 orëve të fundit nuk ka pasur pacient tek të cilët është kërkuar ndërhyrja kirurgjikale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!