Reshjet e borës zbardhin Shkodrën

schedule09:14 - 9 Janar, 2019

schedule 09:14 - 9 Janar, 2019

 

Mbrëmjen e së mërkurës temperaturat në Shkodër kanë zbritur minus disa gradë. Në zonat malore si Pukë, Malësi e Madhe qarkullohet me vështirësi. Aksi nacional Shkodër-Hani i Hotit është i kalueshëm me zinxhirë. Kurse zonat e thella të Dukagjinit janë të bllokuara nga dëbora dhe është pezulluar mësimi.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës më herët janë paraqitur probleme me bllokime të rrugës dhe mungesë të energjisë. Shkollat kanë pezulluar mësimin edhe në njësinë administrative Vig Mnelë.  Me vështirësi qarkullohet edhe në aksin Vau i Dejës-Koman për shkak të trashësisë së dëborës.

Raportimi i gazetarit të ABC News Simon Shkreli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!