Është përmirësuar situata në rajonin e Korçës. Hapja e motit dhe pushimi i reshjeve të borës, kanë bërë që të gjitha rrugët nacionale të jenë të hapura dhe të qarkullueshme pa zinxhirë. Aksi Korçë – Kapshticë qarkullohet normalisht. Në rrugën Korçë, Ersekë, në Qafën e Qarrit përdorimi i zinxhirëve është vetëm në vende të veçanta, kurse pjesa kryesore lëvizet pa zinxhirë. Ndërsa rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës janë të hapura, por në ato zona është e pamundur të lëvizësh pa zinxhirë.
Situata paraditen e sotme
Reshjet e borës në juglindje e kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Rrugët nacionale janë të gjitha të hapura, por në disa segmente, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Aksi Korçë – Kapshticë qarkullohet normalisht. Në rrugën Korçë, Ersekë, në Qafën e Qarrit, është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Po ashtu,edhe në Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, lëvizet vetëm me zinxhirë. Rruga drejt Dardhës është e hapur, por për shkak të trashësisë së borës, që ka arritur mbi 30 cm, edhe me zinxhirë, qarkullimi i mjeteve paraqet vështirësi. Edhe aksi drejt Voskopojës, është i hapur, por në 3 km e fundit, duhet të përdoren zinxhirë./abcnews.al