Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

schedule08:33 - 4 Prill, 2020

schedule 08:33 - 4 Prill, 2020

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbizotërojnë deri në mesditë në të gjithë territorin Shqiptar. Por pasditja sjellë kalime vranësirash ku më të shpeshta do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 0°C mëngjesi në zonat malore deri në 20°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.