Reshje shiu, erë dhe stuhi, moti bën “kthesë” të papritur

schedule07:18 - 26 Shkurt, 2023

schedule 07:18 - 26 Shkurt, 2023

SHQIPËRI- Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim, në mbrëmje vonë reshjet do të zhvendosen drejt jugut.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 6-7  me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes, rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       4/13°C
Zona e ulët         8/19°C
Zona bregdetare 12/18°C./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!