Reshje shiu dhe dëbore në Korçë, asnjë problem në akset nacionale

schedule09:17 - 4 Mars, 2023

schedule 09:17 - 4 Mars, 2023

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës gjatë natës së kaluar, ku janë regjistruar temperatura në vlerat 0 deri në gradë celcius.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm, teksa është punuar me mjetet borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka pasur probleme. Moti është i vrenjtur dhe parashikimi është sërish për reshje shiu./abcnews.al