Reshje shiu dhe dëbore, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

07:07 | 11/02/202007:070

Këtë të martë dita do të vijojë të mbizotërohet nga moti i vranët dhe me reshje. Në zonat veriore vijojnë edhe gjatë mëngjesit me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa qendra dhe jugu paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësira largohen nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./abcnews/al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono