Reshje dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:28 - 25 Janar, 2021

schedule 07:28 - 25 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb vranësira të shpeshta dominojnë motin në vendin tonë duke sjellë shira të pakët në ultësirën perëndimore, ndërsa reshje dëbore do ketë në pjesën më të madhe në gjysmën lindore të vendit. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulën sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëborë në të gjithë Kosovën. Pas mesditës do ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe reshje dëbore dominojnë motin në MV. Mbrëmja sjell me shumë kthjellime.

Rajoni dhe Evropa

Vijon mot me vranësira dhe reshje dëbore për Evropën Lindore dhe Veriore. Po ashtu pjesërisht qendra dhe gjithë Rajoni i Mesdheut mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Ishujt Britanikë dhe Evropën Jugperëndimore./abcnews.al/