Vendi ynë këtë të mërkurë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës në disa zona.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të bores që kanë përfshirë zonën e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH thekson se bora që ka rënë në qytetin e kukësit, Tropojë, Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.
“Reshje bore në Veri ?
?Në Kukës, në Tropojë, në Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore.
?Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë ? janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore ❄️
Qarkullimi vazhdon normalisht ?
#UdhëtoniMeKujdes”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./abcnews.al