Reperi i famshëm shpenzon shifrën e kripur për dhëmbët e rinj prej diamanti

schedule16:41 - 15 Qershor, 2021

schedule 16:41 - 15 Qershor, 2021

Post Malone ka shpenzuar 1 milionë paund për të vendosur dy dhëmbë me diamantë  – me një peshë totale prej 12 karat. Sipas Page Six, reperi punoi me Dr. Thomas Connelly, ose siç njihet ndryshe si “Babai i Stomatologjisë së Diamantit” për t’i transformuar dhëmbët e tij.

Specialisti publikoi në faqen e tij në Instagram një foto bardh e zi të reperit, në të cilën ai demonstron buzëqeshjen e tij: me diamantët 1.6 milion dollarë të  instaluar në dhëmbët e yllit. Muzikanti 25-vjeçar është i njohur për modifikimet e shumta që bën në pamje, pas ka aplikuar pothuajse 80 tatuazhe në trupin e tij.