Reperët e njohur dhurojnë 100 mijë maska mbrojtëse për të burgosurit

schedule14:40 - 6 Prill, 2020

schedule 14:40 - 6 Prill, 2020

Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke  ndihmuar njerëzit gjatë përhapjes së pandemisë.

Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga virusi organizata e tyre dërgoi gati 100.000 maska kirurgjikale në burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen shpejt në burgje sepse të burgosurit jetojnë me shumë persona dhe nuk janë në gjendje të praktikojnë distancën sociale.

Në mediat sociale, organizata e reperëve njoftoi se 40.000 maska ​​do të shkonin në Tennessee, 50.000 në ishullin Rikers, 5.000 në Parchman dhe tjerat në vende tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!