Renova i bën gjëmën në derbi Shkëndijës, triumfojnë Shkupi e Struga

schedule18:57 - 15 Gusht, 2021

schedule 18:57 - 15 Gusht, 2021

Shkëndija merr një tjetër goditje të rëndë, këtë herë në derbin kundër Renovës që e humbi me rezultatin e ngushtë 1-2. Kampionët e Maqedonisë së Veriut u ndëshkuan nga Jusufi dhe Selmani.

Doriev ngushtoi shifrat, por përpjekjet e Shkëndijës kundër ekipit të drejtuar nga ish-i i tyre Qatip Osmani nuk u konkretizuan me gol dhe Renova mori tre pikët.

Festë edhe për Shkupin, që mundi Makedonija GP me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi. Triumfon edhe Struga, që likuidoi 1-0 ekipin e Pelistërit. /abcnews.al

LIGA 1 MAQEDONIA E VERIUT – JAVA 2
E diel, më 15 gusht 2021, ora 17:00

Borec-Tikves 2-1
Skopje-Bregalnica Stip 0-0
Shkëndija-Renova 1-2
Shënues:
 Doriev 67’/ Jusufi 20′, Selmani 48′
Shkupi-Makedonija GP 2-0
Shënues:
Senghor 42′, Alvarez 95′
Struga-Pelister 1-0
Shënues:
Skenderi 60′