Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar votuesit për mbështetjen, ndërsa ka pranuar se ky nuk është rezultati që kjo forcë politike kishte menduar se do të merrte në këto zgjedhje, edhe pse ky subjekt ka arritur të marrë 7 përqind deputetë më shumë nga zgjedhjet e 2021-shit.
“Tani që numërimi i votave po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë! Prandaj kokën lartë.”, shkruan ai.
Abdixhiku theksoj se ringritja është e vështirë dhe e ngadaltë, si një sfidë për partitë opozitare.
“Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë.”
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka përfunduar dhe sipas KQZ-së, nga ku LVV mori 80.71 për qind, ndërsa sipas rezultateve preliminare të votimit të rregullt, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind.
E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara./abcnews.al



