ROSKOVEC- Referuar burimeve policore, gazetarja e ABC News Valbona Davidhi, raporton se autori që ekzekutoi ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën Refit Buzi është rrethuar nga policia.
Ai ka lëshuar pengun e tij, ish-partneren Rozalina Plaka dhe po negociohet që të dorëzohet. RENEA dhe policia kanë blinduar kodrat Kurjanit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në banesën e familjes Plaka në Vidhisht të Roskovecit kur Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil, shkoi në banesën e ish të dashurës së tij teksa ajo bashkë me prindërit e saj ishin duke fjetur.
Me një armë gjahu në dorë ai i ka kërkuar ish-të fejuarës të dalë nga banesa e prindërve për të jetuar me të sërish por pas refuzimit të saj dhe të prindërve ka qëlluar me armën e gjahut drejt tyre duke lënë të vdekur në vend 58-vjeçarin Kosta Plaka dhe plagosur gruan e tij Belere Plaka.
Më pas ka marrë me forcë ish-bashkëjetuesen dhe është larguar me një automjet./abcnews.al



