Sergio Ramos ishte një nga blerjet më të bujshme të verës nga klubi francez i PSG-së.
Edhe pse “parisienët” e dinin se ai ishte i dëmtuar, fakti që do ta merrnin falas nuk lejoi të mendonin gjatë për ta sjellë në Paris.
Edhe pse prej ditësh po flitet për një rikthim të mundshëm të tij në fushë, pasi ende nuk ka debutuar, pritja po zgjat pafundësisht, aq s aka acaruar së tepërmi tifozët.
Mediat flasin edhe për prishje të kontratës së spanjollit me klubit, pasi gjendja e tij fizike po lë për të dëshiruar, por së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga vëllait i mbrojtësit, Rene Ramos.
Kujtojmë që Rene është edhe këshilltari edhe agjenti i lojtarit. Ai ka sqaruar këtë situatë në El Mundo, ku është shprehur: “As Sergio nuk do të pensionohet, as kontrata do të prishet, as nuk ka dyshime. Është një çështje fizike dhe ai do të luajë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur.” r.t/abcnews.al


