Rëndohet bilanci në Itali: 14 të vdekur dhe 528 të prekur nga koronavirusi, rriten shanset e rekuperimit

schedule14:44 / 27/02/2020

Ka shkuar në 528 numri të prekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa ka informacione pozitive sa i përket pacientëve të sëmurë.

Mediat italiane raportojnë se deri pak më parë kanë ndërruar jetë 14 persona, kurse 46 të tjerë kanë rekuperuar plotësisht nga sëmundja.

Dita sot nisi me 432 të prekur, por numri u rrit ndjeshëm gjatë orëve të dreskës, kur dolën përgjigjet e analizave të një numri të madh kampionesh të marra sëfundmi.

Virusi është përhapur edhe në pjesë të tjera të Europës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar rastet e para në Estoni, Danimarkë dhe Rumani.

Përballë kësaj situate, ku Irani dhe Italia janë ndër vendet që po përhapin më shumë koronavirusin krahas Kinës, Izraeli ka vendosur që të ndalojë futjen e italianëve në territorin e tyre. /abcnews.al

schedule14:44 / 27/02/2020