Rëndohet bilanci, mbi 17 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

schedule11:56 - 9 Shkurt, 2023

schedule 11:56 - 9 Shkurt, 2023

Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet e së hënës ka shkuar në 14,014, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me më shumë se 63,000 të plagosur.

Pasi vizitoi provincën e goditur nga tërmeti, Gaziantep, Erdogan tha se më shumë se 6,400 ndërtesa ishin shkatërruar dhe se Turqia synon të ndërtojë ndërtesat brenda një viti.

Ndërkohë numri i të vdekurve nga tërmeti në Siri ka shkuar në 3,162, duke çuar numrin e përgjithshëm në  17,176.

Ekspertët kanë thënë se numri ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!