Rëndohet bilanci i tërmetit që ra në kufirin mes Irakut dhe Iranit

schedule17:26 - 13 Nëntor, 2017

schedule 17:26 - 13 Nëntor, 2017

Rëndohet bilanci i viktimave që shkaktoi tërmeti i fuqishëm me mganitudë 7.3 I shkallës rihter që goditi zonën kufitare mes Irakut dhe Iranit. Mbi 400 persona u vranë dhe mbi 7 mijë të tjerë mbetën të plagosur për shkak të lëkundjeve sizmike. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Në zonën kufitare të Irakut dhe Iranit vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar persona që mbetën të bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë rajon. Nga ana tjetër bilanci vazhdon të rritet. 407 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 7.3 I shkallës rihter. Gjithashtu më shumë se 7 mijë të tjerë mbetën të plagosur nga lëkundjet sizmike. 6 prej viktimave janë regjistruar në Irak.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar që kanë mbetur të bllokuar tek ndërtesat e shembura. Tërmeti është më vdekjeprurësi në të gjithë botën për këtë vit. Shumica e viktimave janë regjistruar në perëndim të Iranit, në Sarpol-e-Zahab, një qytet 15 kilometra larg kufirit me Irakun. Këtu numërohen më shumë se 300 të vdekur.
Ndërkohë, spitali kryesor i kësaj zone është dëmtuar thuajse plotësisht duke bërë të pamundur trajtimin e qindra të plagosurve. Kjo është raportuar nga televizioni shtetëror. Kjo media njoftoi gjithashtu se një grua dhe foshnja e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në provincën Kermanshah.

Në shumë qytete të prekura nga tërmeti mungon elektriciteti dhe uji i pijshëm. Për shkak të shembjeve të ndërtesave shumë familje qëndrojnë jashtë në rrugë në mot shumë të ftohtë. Një agjenci humanitare bëri me dije se 70 mijë persona kërkojnë strehim pas tërmetit të fuqishëm.
Sipas Organizatës së Kombëve të Bashkuara, në zonën e prekur nga lëkundjet sizmike banojnë 1.8 milionë qytetarë. Tërmeti është ndjerë dhe në Turqi, Izrael e Kuvajt. Ndërkohë, Irani ka një histori të trishtë me lëkundjet sizmike. Në 2003 një tërmet me mganitudë 6.6 shkatërroi qytetin historik Bam në juglindje të Iranit duke vrarë 26 mijë persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!