Renditja e FIFA: Italia e Argjentina ngjitin nga 2 shkallë, SHBA për rekord!

schedule15:36 - 4 Gusht, 2021

schedule 15:36 - 4 Gusht, 2021

Italia u shpall kampione Europe në EURO 2020, por vendi i parë në renditjen e FIFA-s është “çimentuar” nga Belgjika.

Në renditjen e muajit gusht ka disa ndryshime në 10 kombëtaret më të mira dhe skuadra e Roberto Mancinit është katapultuar edhe me dy pozicione.

Italia pozicionohet në vendin e pestë, ndërkohë që Anglia është një pozicion më lart. Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më lart Francën kampione bote në fuqi.

Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta.

Rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira. Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntët tani, kurse Meksika përmbyll dhjetëshen e parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!