REL shpallet organizatë e padëshirueshme nga Rusia

schedule17:04 - 20 Shkurt, 2024

schedule 17:04 - 20 Shkurt, 2024

Radio Evropa e Lirë është shpallur organizatë e padëshirueshme nga Rusia. Lajmi njoftohet nga REL, duke cituar ministrinë e Drejtësisë rusëe. Në përditësimin e fundit të regjistrit, thuhet se Radio Evropa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 2 shkurtit, ndërsa vendimi është bërë publik më 20 shkurt.

Sipas regjistrit të ministrisë, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë. Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë.

Ky ligj prek organizatat, aktivitetet e të cilave, sipas autoriteteve ruse, përbëjnë kërcënim për themelet e strukturës kushtetuese të shtetit, për sigurinë, dhe mbrojtjen.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!