Dekani Kule kërkon ribashkimin e universitetit të Tiranës

schedule14:38 - 12 Janar, 2018

schedule 14:38 - 12 Janar, 2018

Ribashkimi i universitetit të Tiranës do të rrisë më shumë  cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri. është kjo kërkesa që Dekani Dhori Kule i drejton ministres se arsimit sportit dhe rinisë Lindita Nikolla në diplomimin e studentëve të fakultetit të ekonomisë. Nga ana e saj ministrja i kërkon edhe që të gjithë të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë.

Erdhi koha që ta kenë në duar rezultatin e viteve të studimit në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tiranës. Përpara se ta marrin këshillohen që të bëhen gati për tregun e punës. Dekani Dhori Kule i siguron se statistikat e deritanishme nuk do t’i zhgënjejnë as 1963 studentët e këtij viti.

Dekani i Universitetit të Tiranës ka edhe një mesazh për ministren e Arsimit Sportit dhe rinisë të cilës i kërkon të ndjekë shembullin që Skënderbeu bëri në kohën e tij.

Ministrja Lindita Nikolla pranon se do të pëpiqet në këtë drejtim por edhe ajo kanë mesazh për universitetet.

Në fjalën e saj ministrja nuk harron pa përmendur edhe ligjin për aerimin e lartë I cili pavarësisht kritikave sot tregon se ka dhënë rezultate pozitive u shpreh ajo.

Dhe pas deklaratave e këshillave është koha e shumëpritur. Ti thonë mirëserdhe një fazës më të re në jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!