Rektori Gjata, kërkon vaksinimin e studentëve të mjekësisë

schedule15:30 - 30 Prill, 2021

schedule 15:30 - 30 Prill, 2021

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do e mbyllin këtë vit akademik online.

Rektori Arben Gjata, thotë se pavarësisht sugjerimeve, drejtuar Komitetit Teknik, asgjë nuk është marrë parasysh.

Gjata rikthen në vëmendje edhe kërkesën për të bërë praktikën në spitalet rajonale.

“Do të presim vendimet që do të marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe kam përshtypjen se edhe ky vit do të mbyllet online. Propozuam që në janar studentët të bënin praktika në spitale rajonale, por vendimin nuk e merr universiteti e merr Komiteti dhe e ata e cilësuan të rrezikshme”, tha Gjata.

Viti i ri akademik që nis në tetor, është shpresa e vetme për rikthimin në auditore.

Rektorati i ka kërkuar Komitetit Teknik, 5000 doza vaksinash anti-Covid për studentët e mjekësisë, pasi janë kategoria më e rriskuar.

“Si senat akademik kemi kërkuar të futen në planet e vaksinimit edhe studentët, sepse tashme pedagogët i kemi të vaksinuar. Të shpresojmë që gjatë kësaj vere të realizohet në mënyrë që vitin tjetër ta nisim të plotë në mënyrë të rregullt në auditore”, tha ai.

Deri tani Ministria i ka ofruar vaksinë vetëm specializantëve të cilët shërbejnë në spitale.

Ndërkohë vaksina mbetet e vetmja alternativë që kanë studentët e tjerë për rikthimin në auditore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!