Situata e koronavirusit në Greqi vijon të jetë shqetësuese.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar 1,490 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 58,187 të prekur.
Ndërkohë pediatrja e sëmundjeve infektive Lena Papaevangelou, deklaroi se është shënuar një rekord i ri i viktimave, ku 41 pacientë kanë humbur jetën në 24 orë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar 825 viktima./abcnews.al/


