Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord turistësh në Shqipëri/ Gjatë vitit 2025 vendi priti mbi 12 milionë turistë të huaj

schedule12:13 - 5 Janar, 2026

schedule 12:13 - 5 Janar, 2026

Shqipëria priti 12 milionë turistë të huaj gjatë vitit 2025 duke pësuar një rritje me gati 300 mijë në krahasim me një vit më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se viti i kaluar shënoi një tjetër rekord të numrit të turistëve të huaj në vendin tonë. Ndërkohë sipas kombësisë Kosova vijon të mbajë peshën kryesore.

Por risi mbetet numri i lartë i turistë sidomos nga vendet Europiane sic është Italia Gjermania apo Franca.këto të dhëna konfirmojnë vijimin e një fluksi të lartë hyrjesh të turistëve të huaj në vend, të mbështetur kryesisht nga tregjet evropiane duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe rajonal gjatë gjithë vitit.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se të ardhurat  nga turistët në në 9 mujorin vlerësohen rreth 4.4 miliardë euro.ose rreth 560 milionë euro më tepër. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet ishin rreth 3.86 miliardë euro.



Të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit u rritën me 22%, dhe faktori kryesor pas këtyre zhvillimeve është rritja e numrit të udhëtarëve, e shoqëruar me një rritje të shpenzimit ditor për udhëtar, ndërsa kohëzgjatja mesatare e qëndrimit ka mbetur e qëndrueshme në raport me një vit më parë.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar dhe strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2025–2030, e cila vendos objektiva ambiciozë për transformimin e sektorit në një shtyllë të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Kjo strategji, që do të orientojë zhvillimin e sektorit në 5 vitet e ardhshme, parashikon që të ardhurat nga turizmi të arrijnë në 6.7 mld euro euro deri në fund të dekadës, nga 4.16 mld euro që ishin në vitin 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!