Koronavirusi ka vrarë deri më tani 722 persona duke kaluar kështu edhe bilancin tragjik të SARS-it në vitet 2002-2003.
Autoritetet kineze konfirmojnë rritjen e numrit të viktimave, ndërsa tashmë nuk ka të dhëna të qarta mbi ata që janë prekur pasi harta është zgjeruar shumë, raporton abcnews.al.
Vetëm më Hubei vdiqën 81 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Mësohet se në epiqendrën e virusit, pikërisht në Wuhan ka ndërruar jetë edhe një shtetas amerikan, 60 vjeç. /abcnews.al