Rekord të infektuarish për të dytën ditë radhazi në Gjermani

schedule11:00 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:00 - 5 Nëntor, 2021

Gjermania ka shënuar rekord të infektuarish për të dytën ditë radhazi. Vendi regjistroi 37,120 raste në 24 orë ndërsa infeksionet kanë shënuar rritje në të gjithë Europën. Gjermania regjistroi gjithashtu 154 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në  96,346.

Numri i rasteve në vend tani ka tejkaluar kulmin e të infektuarve në pranverë. Sipas një raporti të publikuar dje, Instituti Robert Koch tha se personat e pavaksinuar janë më të rrezikuarit. Ministri i Shëndetësisë gjermane gjithashtu ka bërë thirrje për rritjen e dozave përforcuese dhe për testime të detyrueshme.

Autoritetet gjithashtu po u bëjnë thirrje banorëve që të vaksinohen. Sipas shifrave zyrtare rreth dy të tretat e popullsisë janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!