Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord rastesh të reja me koronavirus në Itali, 297 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

schedule18:52 - 31 Tetor, 2020

schedule 18:52 - 31 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit  në Itali u regjistrua rekord rastesh të reja me koronavirus. 31,758 persona rezultuan pozitivë. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Itali raporton për 297 viktima.

Numri i viktimave dhe të prekurve në Itali pësoi rritje të ndjeshme nga një ditë më parë, ku u shënuan 297 viktima dhe 31,084 raste pozitive.

Masat shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve kanë sjellë trazira në të gjitha qytetet për shkak se qytetarët dhe pronarët e bizneseve tashmë i druhen një mbyllje të dytë. /mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!