Kryedemokrati Lulzim Basha a ka drejtuar gishtin nga qeveria lidhur rritjen rekord të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Basha thotë se me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe në vend që qeveria të marrë masa, paguan klientët e saj për të sulmuar opozitën që e vuri përballë fakteve. Ai shprehet se pasi shkatërroi ekonominë, tashmë kreu i qeverisë Edi Rama po shkatërron edhe jetët dhe shëndetin e njerëzve.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, shkruan Basha./mv.abcnews.al



