Rekord rastesh me COVID-19 në Greqi, mbyllen më shumë se 60 shkolla

schedule16:51 - 22 Shtator, 2020

schedule 16:51 - 22 Shtator, 2020

Greqia ka shënuar rekord të rasteve të reja me koronavirus.

Ajo çfarë mbetet më problematike janë kampet e refugjatëve që tashmë janë kthyer në një sfidë, për autoritetet në Greqi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv për koronavirus 453 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 15, 500, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 340.

Për shkak të situatës shqetësuese, Greqia ka rikthyer disa nga masat e vendosura më herët, për të shmangur ambientet me grumbullime, ka anuluar koncertet dhe kinematë, ndërkohë rreth 40% e punonjësve në sektorin publik dhe privat duhet të punojnë nga shtëpia.

Sakaq më shumë se 60 shkolla janë mbyllur për shkak të situatës problematike, shkaktuar nga koronavirusi.;i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!