Rekord pasimesh dhe debutim me fitore, Setien: Je i qetë kur ke Messin në ekip

schedule08:36 - 20 Janar, 2020

schedule 08:36 - 20 Janar, 2020

Quique Setien e nisi me fitore aventurën në pankinën e Barcelonës. Kampionët e Spanjës fituan jo pa vështirësi ndaj Granadës në “Camp Nou”, sfidë që u zgjidh nga një aksion model. Vidal dhuroi një asist me finte dhe Leo Messi konkretizoi nga brenda zonës.

Një rekord u shënua në këtë ndeshje, teksa Barcelona realizoi 1005 pasime. Setien uron lojtarët për fitoren, konfirmon rëndësinë e madhe të “Pleshtit” dhe e mbyll me një koment për rekordin e pasimeve.

U treguam të jashtëzakonshëm. Nuk është e thjeshtë kur kundërshtarët mbyllen dhe duhet të gjejmë gjithmonë alternativa të reja loje. Messi bëri atë që bën prej një jete. Kur ke Leon në ekip je më i qetë.

Rekordi? Do të doja të kishim luajtur më shpejt, por Granada na e uli shumë herë ritmin me faullet e shumtë që shkaktonte. Kam një objektiv fiks, Barcelona ime duhet të kontrollojë gjithmonë ndeshjen“, thekson Quique Setien. /abcnews.al