Rekord investimesh të huaja/ Mbizotërojnë investimet në pasuri të paluajtshme

schedule15:21 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:21 - 11 Shtator, 2024

Ekonomia shqiptare  ka thithur më shumë investime të huaja .Kjo konfirmohet nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bazë të cilave rezulton se në periudhën janar-qershor vlera e investimeve është 749 milionë euro. Nësë bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të disa viteve më parë diferenca është e ndjeshme. Investimet e huaja direkte rezultojnë se janë rritur me 55 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë nëse shohim tremujorin e dytë në total, investimet e huaja direkte u vlerësuan  395 milionë euro, me rritje rreth 4% në terma vjetorë. Gjatë tremujorit të dytë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme në masën 25%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, hidrokarbure energjitikë, si dhe komunikacion. Interesi për pasuritë e paluajtshme lidhet direkt me interesin e të huajve për të blerë prona e shtëpi në vendin tonë e theksuar kjo sidomos në bregdet.

Rritja e investimeve të huaja është një faktor me peshë në forcimin e monedhës vendase pasi ndikon direkt në shtimin e monedhës europine në qarkullim në ekonominë shqiptare.

Gjatë muajve të parë të këtij viti kursi këmbimit euro lek ka pësuar një dobësim të fortë duke u këmbyer në kufijtë e 100 lekëve. Më shumë u investua nga Holanda, Italia e Turqia.

Viti 2023, ka regjistruar vlera rekord sa i takon investimeve të huaja. Banka e Shqipërisë raporton se investimet e huaja arritën në rreth 1.5 miliardë lekë, një shifër rekord dhe që është 120 milionë euro më e lartë se e vitit 2022.

INVESTIMET E HUAJA

Janar – qershor 2024      749 milione euro

Janar – qershor 2023      694 milione euro

Janar – qershor 2022      636 milione euro

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!