Rekord infektimesh në SHBA, Biden u kërkon amerikanëvë të vaksinohen

schedule23:46 - 4 Janar, 2022

schedule 23:46 - 4 Janar, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se rastet e Covid-19 janë në rritje edhe në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar nga amerikanët e pavaksinuar të vaksinohen dhe ata që janë vaksinuar të marrin dozën e tyre përforcuese.

“Të pavaksinuarit zënë shtretërit e spitalit dhe mbushin dhomat e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv,” deklaroi Biden nga Shtëpia e Bardhë gjatë një takimi me ekipin e tij të menaxhimit Covid-19.

“Pra, ju lutem, ju lutem, ju lutem, vaksinohu tani”, tha ai. Nën “ciklonin” e Omicron, SHBA ka tejkaluar mbi 1 milion raste në ditë. g.v/abcnews.al