Rekord i zi në Greqi, shënohen 6700 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 59 viktima

schedule16:39 - 2 Nëntor, 2021

schedule 16:39 - 2 Nëntor, 2021

Rekordi i “zi” infektimesh në 24 orët e fundit në Greqi. Mediat bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitivë 6700 raste të reja. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në shtetin fqinj që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 59 pacientë. Numri i përgjithshëm i viktimave që prej marsit të vitit të kaluar ka shkuar në 16 050 në total.

Aktualisht në intubim po trajtohen 434 persona në gjendje të rëndë.

370 prej tyre janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 321 pacientë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!