Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord historik në futbollin e femrave, 91.553 tifozë në “El Clasico”

schedule18:53 - 31 Mars, 2022

schedule 18:53 - 31 Mars, 2022

91,553 tifozët që u mblodhën në tribunat e Camp Nou për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për Femra ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, bënë histori të mërkurën.

Ndeshja vendosi rekordin e pjesëmarrjes më të madhe ndonjëherë për një ndeshje futbolli për femra, duke tejkaluar 90,185 që ndoqën finalen e Kupës së Botës 1999 midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Ishte një ditë feste për tifozët e Barcelonës dhe tifozët e futbollit të femrave në përgjithësi.



Pas një fillimi me shi në Barcelonë, moti u përmirësua para dhe gjatë ndeshjes. Mijëra njerëz, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm grash dhe fëmijë, valëvitën flamujt dhe shallet e tyre duke brohoritur Blaugranët në mbërritjen e tyre në stadium, duke inkurajuar lojtarët me thirrje dhe duke krijuar një atmosferë të vërtetë. Real Madridi u prit me fishkëllima shurdhuese.

Ndonëse ka pasur disa aktivitete të organizuara rreth Camp Nou, tifozët kanë pritur në radhë që në orët e para të mbrëmjes për të hyrë në stadium./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!