Shqipëria është gati. “Air Albania Stadium” gjithashtu. Ora 20:45 përkon me fillimin e “betejës” me kampionët e botës. 15 vite më parë thyenim Greqinë kampionë Europe, në një stadium të tejmbushur. Numri i tifozëve këtë herë do të jetë edhe më i madh, sikurse edhe vështirësia e ndeshjes.
Edoardo Reja ka pranuar se emocionet i ka të mëdha përpara kësaj ndeshje, por për formacionin ka gjykuar ftohtë. “Muskuj”, talent dhe eksperiencë. Në portë sonte rikthehet Thomas Strakosha, ndërkohë që italiani ka ribërë mbrojtjen. Gjimshiti e Ismajli do të kenë si partner gjigantin Kastriot Dermaku.
Punën e vështirë nga krahët do e bëjnë Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani, kurse në mesfushë Bare dhe Gjasula garantojnë kilometra dhe shumë duele. Sigurisht duhet edhe pak fantazi, që i është besuar ta krijojë Ledian Memushaj. Sulmi nuk ndryshon, me Balajn dhe Manajn që kanë për detyrë të shënojnë ë portën e kampionëve të botës.
SHQIPËRIA (Formacioni i mundshëm): Strakosha, Ismajli, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Gjasula,Memushaj, Lenjani, Manaj, Balaj. Trajner: Edoardo Reja
/abcnews.al