Reja: Rivalin e kam studiuar, dua të shoh përmirësim te Shqipëria

schedule18:31 - 10 Tetor, 2019

schedule 18:31 - 10 Tetor, 2019

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Turqisë. Në fjalën e tij, numri një i stolit kuqezi tha:

GRUPI – “Grupi i ri po funskionon, po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë të lartë për skuadrën turke. Calhanoglu e njoh, pasi jam italian dhe e ndjek kampionatin Serie A. Ne duhet të jemi në maksimumin e potencialit tonë dhe ta shprehim në fushën e lojës. Nëse nuk jemi në 100%, do e humbin ndeshjen. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz, pasi ky ekip e meriton”.

TAKTIKAT – “E njoh skuadrën turke, kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të saj. Ka fituar kundër Francës dhe ka treguar një lojë shumë të mirë. Ne duhet të jemi taktikisht shumë të vendosur, të rregullt, sepse Turqia është ekip i fortë, me lojtarë perfekt fizikisht. Kanë shënuar dhe në goditje standarte. Duhet te jemi 100% të fokusuar. Në radhë të parë, dua të shoh përmirësim nga skuadra ime, përqëndrim dhe vëmendje maksimal. Duhet të shprehim sa më mirë veten tonë”.

DEBUTUES – “Nuk do të kemi debutues nga minuta e parë, por kemi dy lojtarë në pankinë që po presin shansin e tyre. Mund të aktivizohen si zëvendësues”./abcnews.al