Reja: Ëndërrojmë Botërorin, Udinese të investojë te ky lojtar shqiptar

schedule15:57 - 27 Maj, 2020

schedule 15:57 - 27 Maj, 2020

Edoardo Reja ka dhënë një prononcim të gjatë për mediet italiane. Trajneri i kombëtares shqiptare, ndihet entuziast për punën te kuqezinjtë dhe projekti shqiptar e intrigon shumë. Italiani, i cili është një tifoz i Udineses, tregon për TMW lojtarin që do i bënte punë friulanëve.

E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për të qenë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme, së bashku me Federatën, sidomos në aspektin e rritjes së lojtarëve të rinj.

Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne. Ka shumë lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë.

Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme evropiane: në Gjermani dhe Itali. Kam një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziazëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr.

 

Manaj dhe Rakitic

Udinese? I kam rekomanduar Pierpaolo Marinos (drejtori teknik i bardhezinjve), mikut tim të dashur, të marrë Rey Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albacete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira.

Ia doli të bindë Barcelonën. Rey do të bënte shumë mire te një skuadër si Udinese. Ka edhe lojtarë të tjerë shqiptarë shumë të mirë. Nëse Marino do të më marrë ndonjë këshillë, do t’i flisja me kënaqësi rreth lojtarëve të rinj“, përfundon Edoardo Reja./abcnews.al