Rehabilitohet qendra shëndetësore e Voskopojës

schedule16:30 - 17 Gusht, 2019

schedule 16:30 - 17 Gusht, 2019

Qendra shëndetësore në Voskopojë është gati për 2200 banorët e zonës dhe për pushuesit që vizitojnë fshatin turistik. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Mnastirliu gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve u shpreh se ndërkohë ka nisur puna për rehabilitimin e 100 qendrave të tjera shëndetësore që përfundojnë brenda vitit.

Është një ndër 300 qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë që iu nënshtruan rehabilitimit.

Tashmë e përfunduar dhe funksionale për banorët e zonës dhe turistët që e vizitojnë Voskopojën gjatë gjithë vitit.

“Po ndërhyjmë me investime rrënjësore me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në gjithë vendit, ku zonat turistike janë pjesë e këtij programi. Qendra shëndetësore e Voskopojës është transformuar për të ofruar shërbim cilësor banorëve të kësaj zone por edhe shumë turistëve që e frekuentojnë Voskopojën gjatë gjithë vitit”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ka nisur puna për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore në vend.

 “80 qendrat e para përfunduan, tani ka nisur puna për 100 qendra të tjera shëndetësore që do të rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Voskopojës ofron shërbim 7 ditë të javës, duke i shërbyer banorëve dhe turistëve gjatë gjithë vitit.

Voskopoja ka sot një qendër model të kujdesit parësor, investim i qeverise shqiptare me vlerë  2.9 milion lek. E rehabilituar me standarde bashkëkohore, kjo qendër i shërben rreth 2200 banorëve të kësaj zone./ABC News Albania 24/7