Wuhan, qyteti kinez ku shpërtheu koronavirusi, ka raportuar rastin e tij të parë të ri të Covid-19 pas më shumë se një muaji.
Rasti është një nga 14 infeksionet e reja të raportuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë. Pacienti, një burrë 89 vjeç, raportojnë mediat lokale.
Komuniteti i banimit lokal i të infektuarit është vënë nën kufizime të rrepta, sipas raporteve. Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste dhe 4,633 vdekje nga Covid-19. /abcnews.al