Javën e ardhshme nisin regjistrimet në kopshtet dhe çerdhet publike të Tiranës. Prindërit kanë afat nga data 3 deri në datën 7 për t’u paraqitura pranë institucioneve të paraqesin dokumentacionin që nevojitet.
Drejtoresha e kopshteve dhe cerdheve në kryeqytet Zhaneta Beqiri tregon kategoritë me prioritet për regjistrim.
Në të gjithë territorin e bashkisë së Tiranës janë një numër i madh institucionesh publike që do të akomodojnë të vegjlit, ndërsa pritet të hapen edhe hapësira të reja.
Kopshtet dhe çerdhet në Tiranë do të jenë të hapura edhe gjatë verës për t’ju ardhur në ndihmë prindërve që janë në punë./abcnews.al