Regjisorja dhe skenaristja e njohur Donika Mustafaj, shfaq premierën e filmit dokumentar dedikuar vendlindjes në muzeun Historik Kombëtar. Autorja e cilëson këtë realizim shumë të veçantë, për disa arsye.
Dokumentari “Kush janë Dibranët” nxjerr në pah zakonet, traditat dhe veçantitë kulturore e njerëzore të kësaj zone.
Filmi u mirëprit nga dibranët e pranishëm në premierë të cilët gjetën diçka nga vetja. Ndërkohë që regjisorja e përmbyll filmin me një amanet, që të ruhen vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore që na lanë pas të parët. /abcnews.al/