Kundër koronavirusit, Oliver Stone ka zgjedhur Sputnik V. Ai pranoi se ka marrë vaksinën ruse pak ditë më parë dhe nuk e dinte nëse do të funksiononte, por kishte dëgjuar gjëra pozitive rreth saj. Regjisori amerikan i cili ka vizituar centralet bërthamore ruse për dokumentarin e tij të ardhshëm u shpreh se do të rikthehet sërish për të marrë dozën e dytë.
Ai tha se kishte besim pasi ishte një vaksinë e mirë. Madje shtoi se nuk e dinte se pse injorohej në perëndim.
Rusia ka nisur fushatën e vaksinimit në nivel kombëtar në fund të javës së kaluar duke filluar nga ata që punojnë në sektorë të rrezikshëm, në arsim dhe në ambiente të ngjashme për moshat nga 18 deri në 60 vjeç. Stone, 74 vjeç, vendosi të marrë vaksinën dhe pse ekspertët rusë janë të shqetësuar se mund të jetë e dëmshme për pacientët mbi 60 vjeç/ abcnews.al

