Ditën e sotme ka ndryshuar orari i lëvizjes për qytetarët në të gjithë vendin. Ky urdhër i ri i ka detyruar qytetarët vlonjatë që të dalin të kryejnë të gjitha punët e tyre paradite.
Gazetari Elton Nika raporton për Abc News se tek tregu i fruta-perimeve është mbushur me qytetarë të cilët bëjnë blerjet e tyre, pasi lëvzija do të jetë e daluar nga sot në mesditë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.
Kufizimi i lëvizjes ka sjellë edhe mungesë produktesh në tregun e Vlorës. Ndërkaq, gazetari raporton se këto ditë nuk ka patur luhatje të mëdha çmimesh, përveç agrumeve./abcnews.al